Lëshohet certifikata e parë e performancës energjetike, konsiderohet si dokumenti më i rëndësishëm në Kosovë

Aktuale

Lëshohet certifikata e parë e performancës energjetike, konsiderohet si dokumenti më i rëndësishëm në Kosovë

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 13:25
Foto nga takimi

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka lëshuar të enjten Certifikatën e parë të Performancës Energjetike për ndërtesat në Kosovë, e cila konsiderohet si dokumenti më i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës për secilën ndërtesë në Kosovë.

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu tha se këtë hap po e fillojnë me ndërtesën e “ish-Rilindjes”, teksa e quajti hap të rëndësishëm në fushën e energjisë në vend.

“Kemi kënaqësinë që po e fillojmë një hap të rëndësishme që po fillojmë më ndërtesën e ‘Rilindjes’ ku jemi dhe vet dhe do te vazhdojmë më pas. Jemi përcaktuar qartë se qeverinë në politikat tona karshi ndryshimeve klimatike në glob dhe meqë këto ditë është java e aktiviteteve për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë, jemi përcaktu qartë për tranzicion në energji dhe nga fusha e transportit, por pjesa e efiçiencës është një faktorët kryesorë”, tha ai.

E në fushën e efiçiencës, Aliu falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e ofruar në përgatitjen dhe analizën.

Ai tha se synim kanë përfshirjen e të gjitha ndërtesave në vend,“Certifikata e Performancës Energjetike në Ndërtesa në Republikën ë Kosovës, është dokument i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës për secilën ndërtesë në Republikën e Kosovës. Po fillojmë me dy ndërtesa, po synojmë për të përfshirë të gjitha ndërtesat në vendin tonë, kjo nënkupton përgatitjen e profesionistëve qe do të jenë auditorë dhe do të merren me performancën e tyre, tashmë janë certifikuar 15 trajnerë.”, tha ai.

Udhëheqësi për bashkëpunim në Ambasadën Gjermane në Kosovë, Daniel Alker, tha se synim kanë përmirësimin e efiçientës në ndërtesat në Kosovë.“Ky është synimi jonë i përbashkët për të përmirësuar eficençën për ndërtesat në Kosovë. Gjermania i ka ofruar mbi 170 milionë euro që nga viti 1999 për bashkëpunim me Kosovën si dhe Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar për ta mbështetur Kosovën drejt energjisë e fushat tjera të bashkëpunimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat