Deputeti Bekë Berisha shfaqet me krah të thyer pas aksidentit, tregon për momentet e para pas përplasjes

Aktuale

Deputeti Bekë Berisha shfaqet me krah të thyer pas aksidentit, tregon për momentet e para pas përplasjes

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 14:29
Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident ditë më parë nga ku edhe duket që ka marrë lëndime serioze.

Në fotografinë e publikuar sot në profilin e tij, deputeti Berisha shihet që e ka thyer krahun e djathtë.

Në këtë reagim të tij lidhur me aksidentin, Berisha ka rrëfyer edhe për momentet e vështira pas përplasjes dhe për policen e Kosovës që e kishte ndihmuar pas aksidentit.

Në fund të shkrimit të tij pasi ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe mjekët në QKUK që e kanë operuar, deputeti Berisha ka pasur një mesazh për të rinjtë, duke iu thënë që përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës është jetike. Gjithashtu ka thënë se s’duhet harruar vendosja e rripit të sigurisë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq dhe dashamirë,

Si njeri, si deputet dhe si Kryetar i Komisionit për Siguri, gjithmonë kam synuar të përdor zërin dhe kontributin tim për të forcuar sigurinë njerëzore. Kam tentuar me të gjitha forcat të nxis ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurisë në rrugë, duke qenë dëshmitar i shumë humbjeve të jetëve në trafik.

Fatkeqësisht të Henën, u përfshimë në një aksident jo të lehtë në e vendin e njohur i "Kroni i Mbretit."

Në përpjekje për të qetësuar shqetësimet e shumta që keni shprehur, po ndaj këtë përvojë me ju.

Per ata qe e kane perjetuar kur peson aksident, jane ato momentet kur te shfaqen fytyrat e femijeve dhe njerezve te dashur. Vetedijen ma ktheu “engjëlli im mbrojtës” qe erdhi në formën e një policeje nga Gjilani.

Ajo më dha ndihmën e parë në mënyrë profesionale,dhe u perkujdes per ne derisa u sigurua transporti. Do te doja shume ta gjej dhe falënderoja personalisht.

Pas kësaj, pata fatin që të transportohesha në mënyrë të sigurt në QKUK nga bashkëluftëtarja dhe kolegia ime e nderuar, mjekja jonë, Time Kadrijaj. Mirenjohes pa fund!

Më pas, bashke me Pellazgun morem ndihmën e nevojshme në emergjencën e QKUK-së nga ekipi i jashtëzakonshëm i front-liners, të cilëve u jemi pafundësisht mirënjohës.

Djemtë dhe vajzat e Policisë së Kosovës dhe personeli ynë mjekësor janë heronjtë tanë të përditshëm, duke punuar pa ndalesë, 24/7. Jemi me të vërtetë krenarë për ta.

Per operimin dhe kujdesin,dua të falënderoj ekipin e udhëhequr nga Dr. Arber Tolaj në Klinikën Ortopedike dhe Traumologjike, që me përkushtim po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes sime dhe të shumë qytetarëve tanë që aktualisht janë duke u trajtuar në këtë Klinikë. Nuk mund t'i them vetëm faleminderit, por i inkurajoj të vazhdojnë me punën e tyre të shkëlqyer.

Pafundësisht ju falënderoj të gjithëve për vizitat, thirrjet dhe mesazhet e shumta. Jau kthefsha për të mirë! Një falënderim i veçantë për shokët dhe familjen që më qëndruan pranë çdo moment gjatë këtyre ditëve.

Shpresoj që nesër Dr. Arberi do të më lirojë për në shtëpi, dhe mezi pres t'ju mirëpres të gjithëve.

Së fundmi, një mesazh për të rinjtë:

“Përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës është jetike. Por, mos harroni që rripi i sigurimit është ai që mund t'ju shpëtojë jetën në momente të papritura”!

Me respekt të thellë,

Beke Berisha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat