“VV-Guxo-A, plus katër vite”- Haxhi Avdyli “godet” opozitën: Ata sot do ishin më mirë edhe në sondazhe nëse..

Aktuale

“VV-Guxo-A, plus katër vite”- Haxhi Avdyli “godet” opozitën: Ata sot do ishin më mirë edhe në sondazhe nëse..

Nga: M.L. Më: 19 shtator 2024 Në ora: 14:43
Haxhi Avdyli

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, deputeti i Listës “Guxo” Haxhi Avdyli shprehu shqetësimin e tij mbi veprimet e opozitës në Kosovë.

Ai ka theksuar se rivalët e tij politikë po bëjnë gabime serioze që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e vendit, veçanërisht në lidhje me çështjen e veriut,

Avdyli kritikon ashpër opozitën për qëndrimet e saj, duke sugjeruar se nëse do të qëndronin në anën e Qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurti në luftën për sovranitetin dhe ligjshmërinë në veri, do të merrnin përkrahje më të madhe nga qytetarët.

Kur rivalët tuaj janë duke gabuar, mos i nderprej në gabimet e tyre. Lëri në rrugën e tyre të gabimeve.

Por meqë gabimet e tyre kanë të bëjnë me Kosovën, duhet me i ndihmu pak, që edhe ata të kurojnë gabimet e të vetëdijsohen.

Kjo opozitë e akterë tjerë politik edhe do ndihmonin Kosovën dhe për vete do kishin deri diku përkrahje te qytetari nëse në luftën e KM Albin Kurti për shtrirjen e sovranitetit e ligjshmërisë në veri do kishin qëndruar në anën e Kurtit e jo të Vuçiqit”, thekson Avdyli.

Në një kohë kur Kosova përballet me sfida të mëdha, mesazhi i Avdylit është se uniteti dhe qëndrimi i fortë në mbrojtje të sovranitetit janë thelbësore.

“Ata sot do ishin më mirë edhe në sondazhe, nëse publikisht në Kuvend apo jashtë do mbanin anën e Albin Kurtit në vendosmërinë e tij për luftë pa kompromis me strukturat kriminale paralele Serbe, do kërkonin që Albin Kurti të mos pranoj Asociacionet e Vuqiqit, nëse në dialog me Serbinë do mbanin anën e Qeverisë për të mos lëshuar pe për shtetin gjenocidal Serb.

E jo vazhdimisht të kërkojnë zmbrapsje nga veriu, tërheqje të policisë kompromise për interes te Serbisë, asociacione, e të barazohet shteti Kosovës me shtetin gjenocidal të Millosheviqit. Shkuan aq larg sa policin tonë e barazojnë me makineritë vrastare gjenocidale te Millosheviqit”, shkruan deputeti.

Kjo sipas tij është kthesa që qytetari s’ka me ua fal. Ai përfundon me një thirrje për një angazhim të ri, duke theksuar se Kosova është më e madhe se partitë dhe se qytetarët janë të gatshëm të mbështesin ata që veprojnë në interes të vendit.

“Qytetari ka sy e vesh dhe kanë kuptuar mirë që me shpresën që ta dëmtojnë Kurtin këto parti opozitare e argatet e tyre ne media, indirekt për 3 vite ia kanë mbajt anën Serbisë e kanë dëmtuar pozitën e Kosovës.

Ata kanë pasur shumë shumë tema për të bërë opozitë, por vendosën që opozitë ti bëjnë shtrirjes së sovranitetit e ligjshmërisë e forcimit të shtetit të Kosovës.

U treguan shpirtngushtë e lakmitarë të paepur për pushtet, e harruan që në veri po mbrohet e konsolidohet shteti e jo pushteti.

është shumë vonë për ta.

Kosova është më e madhe se partitë, e qytetari jonë kaherë është emancipuar politikisht.

Si lanë më as uji i Drinit.

VV-Guxo-A, plus katër vite, PDK- LDK bashkë sdo arrijnë as 30%, kurse AAK sdo kaloi pragun.

#Kosova jonë një e pandashme”, ka përfunduar ai. .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat