Kurti në drekën e Von der Leyen kërkon të largohen masat ndaj Kosovës

Aktuale

Kurti në drekën e Von der Leyen kërkon të largohen masat ndaj Kosovës

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 15:00 Përditësuar në ora: 15:15 më 19.09.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Kurti në drekën e Von der Leyen kërkon të largohen masat ndaj Kosovës

Kryeministri Albin Kurti udhëtoi sot për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit  të qeverisë, Kurti fillimisht uroi Von der Leyen për rizgjedhjen e saj si presidente e Komisionit Evropian dhe u shpreh i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt me qëllim avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Kosovës.

“Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës”.

“Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim.

Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen”.

Sa i përket Planit të Rritjes, Kurti u shpreh se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes.

Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, ai i konfirmoi mbështetjen për këtë proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.

Çështje të tjera që u adresuan nga kryeministri gjatë drekës ishin edhe Programi i Transportit dhe Lehtësimit, tregu unik digjital, Zona e Përbashkët Evropiane e Pagesave (SEPA), Tregu i Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimi e siguria rajonale.

-----

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka pritur sot liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Në një postim në rrjetin social X, von der Leyen ka shkruar se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Evropës.

“Kjo është ajo për të cilën ne jemi duke punuar. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, kryeministri Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga presidentja e KE-së Ursula von der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat