Haxhiu e pret homologun nga Malta, reformat në drejtësi i diskuton me të

Aktuale

Haxhiu e pret homologun nga Malta, reformat në drejtësi i diskuton me të

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 15:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në takim homologun nga Malta, Jonathan Attard.

Në një postim në Facebook, Haxhiu tregoi se për çfarë kanë biseduar dhe, tha se ai ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Maltës në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante.

Diskutuam për shumë çështje e sidomos për reformat e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e institucioneve të drejtësisë si dhe sfidat në adresimin e përgjegjësive që kemi”, ka shkruar Haxhiu.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat