Lekaj: Pushtetin dhe opozitarët i ka rrokur paniku që AAK-ja është aktive në terren me qytetarët

Aktuale

Lekaj: Pushtetin dhe opozitarët i ka rrokur paniku që AAK-ja është aktive në terren me qytetarët

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 18:40
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në emisionin “DPT te Fidani” tha se edhe pushtetin edhe opozitarët i ka rrokur paniku, që sipas tij, AAK-ja është aktive në terren me qytetarët.

Ai është shprehur se vlerësimet boshe nuk do të arrijnë t’i ndalin ata.

“Ajo që më bën përshtypje është që edhe pushtetin edhe këta opozitarët i ka rrokur paniku, që Aleanca është mjaft aktive në terren me qytetarët”.

“Nuk kanë nevojë që të paktën këta që janë në opozitë të japin vlerësime, që ato vlerësime janë boshe dhe nuk na ndalin neve si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës në aktivitetin që e kemi të përditshëm me qytetarët”, është shprehur Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat