Lekaj thotë se AAK do të jetë befasi në zgjedhjet e ardhshme

Aktuale

Lekaj thotë se AAK do të jetë befasi në zgjedhjet e ardhshme

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 19:09
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se partia e tij do të jetë befasi në zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani”, ai theksoi se forca dhe ndikimi i AAK-së në skenën politike është duke u rritur ndjeshëm.

Kur je i fuqishëm, kur je në trend politik, kur e shohin frikën, atëherë njerëzit, edhe partitë politike çdoherë janë aktivë për të akuzuar e për të sulmuar, sepse po e shohin që Aleanca është e fuqishme dhe mendoj që në këto zgjedhje do të dalim mjaft të fuqishëm dhe do të jemi befasi për të mirë për qytetarët”, u shpreh Lekaj.

Ai theksoi se lidershipi i partisë së tij dhe qeverisjet lokale janë shembuj të menaxhimit të suksesshëm, duke vlerësuar se kryetarët e komunave të udhëhequra nga AAK-ja janë dëshmi e përkushtimit ndaj projekteve që i shërbejnë qytetarëve.

Sipas Lekajt, edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë treguar që me të vërtetë janë në shërbim të qytetarëve.

“Grupi ynë parlamentar ka arsyetuar votën që e ka marrë prej qytetarëve dhe kemi qenë grupi më aktiv në Parlamentin e Kosovës, prandaj nëse nisemi nga këto, mendoj që qytetari e ka shumë lehtë që të vendosë dhe ta votojë Aleancën”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat