Protesta në Urën e Ibrit, eksperti me kritika të ashpra për PSD-në: E faktorizuan Serbinë – po dëmtojnë Kosovën!

Aktuale

Protesta në Urën e Ibrit, eksperti me kritika të ashpra për PSD-në: E faktorizuan Serbinë – po dëmtojnë Kosovën!

Nga: A.M. Më: 19 shtator 2024 Në ora: 19:49
Pamje nga protesta e PSD në veri

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar ashpër veprimet e qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurti, gjatë një aksioni simbolik që u mbajt sot afër urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

Aktivistët e PSD-së kanë shpalosur një baner përmes të cilit kanë elaboruar se rruga sipas së cilës është duke udhëhequr vendin Albin Kurti, çon në autonomi ose në izolim.

Ndaj kësaj proteste të PSD-së, ka reaguar eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se kjo protestë ka një kosoto, që vjen me një faturë për sigurinë e vendit tonë.

Shala në mënyrë të tërthortë, tha se PSD ia bëri ‘argatin’ Serbisë, pasi shtetit serb po ia fuqizon propagandat përmes mesazheve që përçoi me protestën e saj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kujt i bëri PSD-ja “Argat & Shërbim” me protestën e sotme të Ura e Ibrit!

Është interesant nëse analizojmë një veprim të tillë të këtij subjekti politik që tenton të jetë në mes të së vërtetës, por duke u përpjekur të gjejë rrugën, po humbet në një axhendë që askush “figurativisht” nuk e di se kujt po i shërbejnë.

Subjekt politik hibrid!?

Kjo protestë sot ka një kosto, e cila vjen me një faturë për sigurinë e vendit:

a. Duke e mbajtur narrativën e Beogradit zyrtar për politikën e saj të brendshme se fajin e kanë Kosova-Institucionet që serbët nuk ndihen të sigurt në shtëpitë e tyre në veri!

a1. Serbia po ndërton shtëpi, lagje në zonën e Sanxhakut për të shpëtuar nga sundimi brutal i Prishtinës qytetaret nga veriu i Kosovës

a2. Një krizë humanitare do të ndodhë nëse vazhdojmë të kemi veprime të tilla për komunitetin serb në veri nga ana e Prishtinës zyrtare.

b. Ruajtja e narrativës diplomatike të Beogradit zyrtar që angazhohet maksimalisht në arenën evropiane dhe madje edhe përtej Atlantikut duke i fuqizuar kundër Kosovës.

b1. Forcimi i shtatë kërkesave të Beogradit të parashtruara javën e kaluar, nga të cilat 4 janë politike dhe 3 për sigurinë, të cilat e cenojnë edhe më shumë angazhimin e institucioneve tona në veri të vendit për të ofruar rend dhe siguri.

Pra, çdo protestë, marshim apo formë tjetër në afërsi të urës së ibrit minimizon Republikën e Kosovës dhe faktorizon Serbinë dhe aleatët e saj!

Ndaj mos hyni në axhendën e dikujt tjetër nga naiviteti politik.......!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat