Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka nisur fushatën se nuk mund të ketë qeverisje të mirë pa përfshirjen e barabartë të grave në jetën publike.
Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka thënë se përmes kësaj fushate Britania e Madhe mbështet Kosovën për të nisur një udhëtim drejt rekrutimit të bazuar në merita në zyrat publike.
“Kur gratë janë lidere në administrata publike, qeveritë janë më përgjegjshme. Ne e dimë këtë nga kërkimet gjithëpërfshirëse globale. Në Kosovë ka shumë raste ku gratë kanë bërë ndryshime të rëndësishme nga pozitat e tyre.
Nëpërmjet projektit tonë të rekrutimit, mbështetur nga Britania e Madhe për Kosovën, nis një udhëtim drejt rekrutimit të bazuar në merita në zyrat publike. Ne jemi veçanërisht të frymëzuar nga gratë që janë emëruar në role të larta dhe që janë nxitëse për ndryshim”, tha ai në një video-adresim në X.