Kryministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar sot doganierin lituanez të EULEX-it, Audrius Šenavičius, i cili u vra në krye të detyrës 11 vjet më parë në veri të Mitrovicës.
Kurti në një postim në ‘X’ thotë se sakrifica e Šenavičius pasqyron guximin e heronjëve kombëtar si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.
“Sot shënojmë njëmbëdhjetë vjet nga humbja tragjike e Audrius Šenavičius, një doganier nga Lituania, i cili u vra me gjakftohtësi nga autorë të panjohur në veri të Kosovës. Sakrifica e tij pasqyron guximin e heronjve tanë kombëtarë si Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku, duke na kujtuar angazhimin për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.
Eleven years ago today, a Lithuanian @EULEXKosovo Customs Officer, Audrius Šenavičius, was shot and killed in cold blood by unknown assailants in the north of Kosova, on the road between Zveçan and Leposaviq.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 19, 2024
Like our national heroes Enver Zymeri and Afrim Bunjaku, Šenavičius…
Ndërsa e kujtojmë Šenavičius në këtë përvjetor solemn, nderojmë kujtimin e tij dhe festojmë shërbimin e tij të palodhur për vendin tonë dhe popullin e tij. Trashëgimia e tij vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”, shkroi Kurti.
Kujtojmë se Audrius Šenavičius ishte oficer doganor i EULEX-it i cili punonte me ndërrime të rregullta në pikë-kalimet veriore.
Angazhimi i tij i parë në Mision ishte prej muajit prill 2010 deri në maj 2011 si Oficer Doganor i të Hyrave, ndërsa angazhimin e dytë si Oficer Doganor e filloi në gusht 2012. Para angazhimit të tij në EULEX, ai ishte Inspektor i Lartë në Departamentin e Doganës në Lituani.