Raci: AAK-NISMA është koalicion për kalim pragu

Aktuale

Raci: AAK-NISMA është koalicion për kalim pragu

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 22:06
Analisti politik, Gazmir Raci

Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se koalicioni AAK-Nisma është koalicion për kalim pragu në zgjedhje të ardhshme.

“Unë mendoj ashtu dhe shumë e kanë diskutuar që është koalicion pragu për shkak se është parti që nuk është reformuar, ka dalë prej zgjedhjeve të 2021-ës pa reforma, nuk ka lidership të reformuar.

E në dy partitë tjera opozitare, që janë më të mëdha, ka pasur reforma në kreun e tyre dhe po ashtu edhe në ekipet që do të dalin përballë Kurtit”, tha Raci në Rubikon.

Ndërkaq te Kurti, Raci vlerësoi se mendon që i nevojitet një ekip e re për të dalë përballë, një ekip e re e njerëzve të cilët do të mund të ishin ministrat e ardhshëm potencial në qeverinë e tij, për ta çuar vendin më shpejt ose më afër Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat