Njohësi i çështjeve politike, Selam Shkodra, ka thënë vërejtje e Gjermanisë lidhur me bllokimin e lidhur me masën e Kosovës për mallrat serbe që Kosovën e rrezikon ta përjashtojë nga Procesi i Berlinit duhet të merren seriozisht.
Ai ka thënë se Procesi i Berlinit është i vetmi që ka platformë të qartë për integrimin e rajonit dhe është në dobi të Kosovë për të qenë pjesë e këtij procesi.
“Duhet të dëgjohet më vëmendje kur flet Gjermania, sepse nuk kemi ku me u orjentu. Procesi i Berlinit është i vetmi proces që ka platformë të qartë për integrimin e rajonit në unionin evropian. Prandaj është me benifite të mëdha për Kosovën me qenë pjesë e këtij mekanizimi”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit”.
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mosarritjen e një dakoordimi rreth CEFTA-s, duke insistuar që Kosova të zhbllokojë futjen e mallrave serbe, një pjesë e të cilave ishte bllokuar nga Qeveria.
Pas tij edhe ministrja gjermane e shtetit Anna Lührmann, tha se ata i kanë bërë të qartë Kosovës që duhet ta zhbllokojë CEFTA-n