Vokrri komenton kërkesën e Vuçiqit për zgjedhje të reja: Do të mbahen kur ta kenë afatin

Aktuale

Vokrri komenton kërkesën e Vuçiqit për zgjedhje të reja: Do të mbahen kur ta kenë afatin

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 00:13
Arbër Vokrri

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka thënë se zgjedhjet e reja në katër komunat veriore do të mbahen sipas afatit ligjor.

Ai këtë e ka thënë duke komentuar një nga 7 pikat e presidentit serb Vuçiq, për organizim të zgjedhjeve të reja dhe kthimin e serbëve në institucione.

Vokrri në emisionin “InfoNata”, ka thënë se përmes iniciativës për shkarkimin e kryetarëve aktual ka qenë mundësia për organizimin e zgjedhjeve të reja, por që qytetarët sipas tij nuk shprehen vullnet.

“Zgjedhjet e reja kur ta kenë afatin patjetër se do të mbahen, përndryshe janë mbajt një herë dhe është konfirmua rezultatit edhe me atë iniciativën e presidentit Vuçiq që është realizuar përmes instrumenteve të tij në Kosovë, nëse ka qenë vullneti i qytetarëve serbë që të ndërrohen kryetarët aktual dhe të shkohet në zgjedhje të reja”, ka thënë Vokrri.

E sa i përket policëve serbë  të larguar e kthimin e tyre që ka qenë edhe një nga kërkesat e Vuçiqit,  ai ka thënë se vendet duhet të plotësohen më konkurse të rregullta.

Sipas Vokrrit shumë prej policëve kanë qenë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë nga presioni e kërcënimet e Beogradit, madje sipas tij, disa prej tyre edhe ja kanë thënë këtë e i kanë kërkuar falje.

“Nuk ka kurrfarë kuptimi që nëse me urdhrat e tij janë tërhequr personeli nga një segment shumë i ndjeshëm, siguria, tash prapë të kthehen dhe të na përsëritët një situatë e tillë kur të dëshiron Beogradi kjo nuk mundet me ndodhë. Do të ketë plotësim të atyre pozitave nga qytetarët serb me konkurse të rregullta”, tha Vokrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat