Në takim me diplomaten amerikane, Gjuriq propagandon se në Kosovë “po ushtrohet terror ndaj serbëve”

Aktuale

Në takim me diplomaten amerikane, Gjuriq propagandon se në Kosovë “po ushtrohet terror ndaj serbëve”

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq gjatë një takimi me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështje të Organizatave Ndërkombëtare, Michele J. Sison, i është ankuar për veprimet qeverisë së Kosovës.

Ai para zyrtares së lartë propagandoi për “terror ndaj serbëve” dhe “shkelje të të drejtave të njeriut, ekonomike dhe politike”.

“Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje gjithë komunitetit ndërkombëtar që edhe një herë ta vendosë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në agjendën e tyre politike”, tha Gjuriq.

Kështu raportohet, sipas një komunikate të lëshuar nga MPJ-ja e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat