Ish-ministri Zemaj: Shifrat e ikjes së infermierëve janë alarmante

Aktuale

Ish-ministri Zemaj: Shifrat e ikjes së infermierëve janë alarmante

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 08:20
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj në lidhje me trendin e ikjes së infermierëve, ka deklaruar se ky fenomen është një sinjal i keq për të ardhmen e sektorit të shëndetësisë.

Ai kërkoi veprime konkrete për të ndaluar këtë trend, duke theksuar se shifrat janë alarmante dhe se problemi nuk mund të reduktohet vetëm në numra, por në pasojat që ky problem do të sjellë në të ardhmen.

“Është ogur i keq i të ardhmërisë së sektorit të shëndetësisë, duhet veprime konkrete për ndaljen e këtij hovi. Shifrat janë alarmante, por një problem i tillë nuk reduktohet ne shifra, por në pasojat që i sjell ky problem në të ardhmen”, tha Zemaj.

Sipas Zemajt, arsyeja për largimin e infermierëve është qeverisja e dobët, mungesa e planifikimit dhe vizionit, si dhe mungesa e ligjeve të reja dhe reformave thelbësore që kanë bërë që sistemi i shëndetësisë të bëhet një ambient të padurueshëm për ata që dëshirojnë të punojnë dhe ndërtojnë karrierë në mjekësi.

“Qeverisja e keqe, pa plan e vizion, pa ligje te reja as ndonjë reforme thelbësore, e ka kthyer sistemin e shëndetësisë në një ambient të padurueshëm të punës për secilit të ri që synon të punoj e ndërtoj karriere në mjekësi”, përfundoi Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat