Gjatë ditës së djeshme katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajde” dhe “Organizim i skemave piramidale”.
Lidhur me këtë, ka dhënë detaje të reja Policia e Kosovës se si është realizuar operacioni.
Në raportin 24-orësh, është bërë e ditur se të katër të dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar presion ndaj një viktime me qëllim të marrjes së interesit, duke i shkaktuar dëme materiale.
“Si prova materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe 13 copë fishekë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, katër të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje