Dejona Mihali merret në pyetje nga Prokuroria Speciale, ja për çka dyshohet

Aktuale

Dejona Mihali merret në pyetje nga Prokuroria Speciale, ja për çka dyshohet

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 10:09 Përditësuar në ora: 14:29 më 20.09.2024
Dejona Mihali

Dejona Mihali mediave pasi doli nga Prokuroria Speciale: Kam ardhur për të ndihmuar prokurorin në zbardhjen e së vërtetës

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua sot në Prokurorinë Speciale.

Para pak çastesh ajo doli nga prokuroria, raporton T7.

“Po për të ndihmuar prokurorin në zbardhjen e së vërtetës”, iu tha ajo shkurt gazetarëve.

Prokuroria me herët ka thënë se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka bërë të ditur më shumë detaje

“Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka thënë PSRK.

​Prokuroria Speciale e konfirmon intervistimin e Dejona Mihalit

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se sot gjatë ditës ka intervistuar zyrtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Prokuroria njofton se Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.

“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është parë sot duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

 Mihali u intervistua për dy raste që kanë të bëjnë me korrupsion.

Dejona Mihali mban pozitën si “Koordinatore e Komiteteve”, në LVV, që nga viti 2016.

Dejona Mihali merret në pyetje në Speciale, dyshohet për lidhje me tenderë milionësh

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është paraqitur në Prokurorinë Speciale të premten. Ajo do të merret në pyetje për dy raste të korrupsionit.

Mihali, konkretisht është ftuar të merret në pyetje për rastet e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe kryeshefit aktual të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka. Të dy këto raste janë nën hetim nga Specialja.

Burime kanë thënë se Mihali ka dijeni për tenderët milionësh në KEK për të cilët është nën hetim Nagip Krasniqi, si dhe për rastin e keqpërdorimit të detyrës për të cilin po hetohet Faruk Mujka.

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi ndodhet nën hetime për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, në një rast që ndërlidhet me dyshimet për dallaveret me tenderë publikë.

Në muajin gusht, ndaj Krasniqit është ngritur një aktakuzë për një rast tjetër të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ai rast ka të bëjë me shit-blerjen e energjisë. Rasti për të cilin po hetohet ai aktualisht, është i ndarë nga tregtia me energji.

Edhe Faruk Mujka, aktualisht kryeshef i ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc” dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mujka, i arrestuar në korrik të vitit të kaluar, dyshohet se e ke keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore.

Dejona Mihali do duhej të intervistohej të premten në cilësinë e dëshmitares në Speciale, bazuar në një ftesë të Prokurorisë por ajo e refuzoi atë ftesë.

Dejona Mihali është pjesë e të ashtuquajturit “Grup i Tiranës” në Lëvizjen Vetëvendosje. Pjesë e këtij grupi janë eksponentë në zë në LVV, të cilat kanë prejardhje nga Shqipëria. Aty bëjnë pjesë këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti: Elvis Hoxha dhe Hysamedin Feraj.

“Grupi i Tiranës” ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e opozitës në Kosovë, sidomos të atyre me prirje ideologjike kosovocentrike. Njëri prej tyre, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka cilësuar “të papranueshme” komentet e tyre politike ndaj aleatëve të Kosovës.

Prokuroria Speciale interviston Dejona Mihalin

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Mësohet se intervistimi i saj ka nis nga ora 09:30.

Siç raportohet ajo do të intervistohet për dy raste të veprave të korrupsionit të nivelit të lartë.

Për detaje do të njoftoheni në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat