Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër, pas thirrjes për intervistim të Dejona Mihalit të Vetëvendosjes, duke thënë se po i vjedhin paratë e qytetarëve të Kosovës.
Mihali e VV-së, të premtën paradite është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Koovës për intervistim, ku dyshohet për korrupsion.
“Komisarja politike e VV Dejona Mihali, po intervistohet sot në Prokurorinë Speciale, për korrupsion të nivelt të lartë, ku janë në pytje miliona euro.
Edhe 15 kate me bë Dubravën nuk ka me zën keta hajtut ordiner, të cilën në mënyr të pamëshirshme po i vjedhin parat e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.