Azemi: Do të vazhdojmë punën, projekti i LDK-së është projekt i së ardhmes

Aktuale

Azemi: Do të vazhdojmë punën, projekti i LDK-së është projekt i së ardhmes

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 11:11
Visar Azemi

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Visar Azemi, ka mbajtur një takim koordinues e mobilizues me kryetarë, asamblistë e drejtorë komunalë të LDK-së të Ferizajt, Shtimes, Vitisë, Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës.

Ai ka thënë se “nga të gjitha komunat, ka një reflektim të një vullneti të jashtëzakonshëm për angazhim për fitoren tonë të madhe të 9 shkurtit”.

“Entuziazëm i madh kudo për Rrugën e Re që e orienton vendin drejt zhvillimit”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Azemi ka thënë se projekti i LDK-së është projekt i së ardhmes.

“Platforma jonë është përmbledhje e zgjidhjeve konkrete për problemet ku pushteti i papërgjegjshëm i ka thelluar qytetarët. Prandaj mbështetja po rritet, e radhët po shtohen. Së bashku jemi në këmbë për triumfin e LDK-së që është fitore e Kosovës. Do të vazhdojmë punën. Edhe më shumë. Edhe më fort”, ka shkruar Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat