DHTIK mbledh gurëthyesit dhe prodhuesit e betonit, diskutohen problemet dhe mundësitë për tejkalimin e tyre

Aktuale

DHTIK mbledh gurëthyesit dhe prodhuesit e betonit, diskutohen problemet dhe mundësitë për tejkalimin e tyre

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 11:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mbledhur gurëthyes e prodhues të betonit për të diskutuar rreth problemeve të shumta me të cilat po përballen tash e shumë muaj.

Kryetari i Dhomës, Skënder Krasniqi, ka thënë se përkundër angazhimeve të shumta, institucionet po vazhdojnë të jenë hezituese në zgjidhjen e telasheve që kanë gurëthyesit dhe prodhuesit e betonit.

“Ai ka thënë se numri i bizneseve që janë ankuar në DhTIK është shumë i madh, derisa gjendja e tyre veq sa po shkon e po bëhet më e vështirë”, citohet Skënder Krasniqi në komunikatë.

Kryetari Krasniqi ka përmendur sfidat me mungesën e funksionimit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, pastaj mos angazhimin e mjaftueshëm të Ministrisë së Bujqësisë, asaj të Ambientit dhe komunat.

Ndërkaq, anëtari i Bordit të Dhomës, Idriz Zejnullahu, ka prezantuar para të pranishmëve veprimet e deritashme që janë ndërmarrë me qëllim të tejkalimit të sfidave që janë dalë duke filluar nga komuna ku operojnë kompanitë e deri tek ministritë e agjencitë.

Sipas tij, ligji i fundit i pronave, ka shkaktuar probleme të mëdha, pasi me të është bërë pezullimi i licencave, duke rrezikuar mbylljen e kompanive e për pasojë edhe

Anëtari i Bordit, Zejnullahu, ka deklaruar se në Agjencinë e Pyjeve, deri më tani janë dorëzuar 65 kërkesa për vazhdim të lejes për shfrytëzim të tokës, 31 kërkesa të tjera për punim tokave dhe mbjelljeve të pemëve.

Më tej thuhet se këto kërkesa ka kohë që janë mbetur pezull, kurse komuna e Novobërdës ka marrë një vendim që s’e kanë komunat tjera, ku secilës kompani të gurëthyesve që operon në territorin e saj, t’u vendoset taksa në vlerë prej 8 mijë eurove në vit.

“Përfaqësuesit e bizneseve të gurëthyesve dhe atyre të betonit, kanë prezantuar problemet me të cilat janë duke u përballur, ndërkohë që kanë propozuar edhe nisjen e protestave nëse institucionet do të heshtin karshi kërkesave të bëra nga Dhoma”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi, është marrë vendim për formimin e një grupi punues, i cili do të merret me adresimin e të gjitha problemeve që kanë këta dy sektorë, tek të gjitha institucionet relevante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat