Pjetër Shala: Kemi gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve, nuk e di se në çfarë mënyre jam dënuar

Aktuale

Pjetër Shala: Kemi gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve, nuk e di se në çfarë mënyre jam dënuar

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 11:42
Pjetër Shala

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala, është ankuar në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se vendimet e dokumentet i ka marrë me fjalë të ndryshuara, e gabime në përkthim.

“Unë kam një shqetësim shumë të madh sa i përket për tri ditë seancë të mëparshme 15,16, 17 kur ishte leximi përfundimtar. Vetëm për tri ditë gjetëm mbi 213 fjalë të ndryshuara, jo gabimisht të përkthyera, por të ndryshuara. Dhe unë nuk e kam akoma në gjuhën shqipe rrjedhën si ka rrjedhë gjykimi im prej fillimi deri në ato tri ditët e fundit. Nuk e kam pas vëmendjen se nuk ma ka marrë mendja se bëhen gabime të tilla, që të ndryshohet fjala. Mirëpo, me 15,16 dhe 17 e keni të vërtetuar se ka 230 gabime, ndryshime fjalë se nuk janë gabime por ndryshime të fjalive që ia humb të gjithë kuptimin e gjithçkafit”, tha Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai gjithashtu u ankua se nuk e ka në dispozicion në gjuhën shqipe edhe aktvendimin ndaj tij duke shtuar se nuk e din se në çfarë mënyrë është dënuar.

“Tani unë akoma nuk e kam as aktvendimin e përkthyer. Unë nuk e di si do të ankohemi, bëjmë ankesën kur unë nuk e di se në çfarë mënyrë dënohem. Më jepet aktvendimi, dënohem për vrasje që nuk kam vra kurrë në jetën time. Ma shpjegojnë avokatet e unë nuk muj me besu përderisa nuk e kam zyrtarisht në mënyrë zyrtare, para vetës ta lexoje dhe kuptoj se për çka jam i dënuar dhe nuk e di si kam mundësi që të punoj me avokatët dhe të bëjmë ankesa kur akoma nuk e kam të përkthyer.”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat