Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është parë sot duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Mihali raportohet se po intervistohet për dy raste që kanë të bëjnë me korrupsion.
Për këtë, KosovaPress ka dërguar pyetje edhe në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.
Mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.