​Prokuroria Speciale e konfirmon intervistimin e Dejona Mihalit

Aktuale

​Prokuroria Speciale e konfirmon intervistimin e Dejona Mihalit

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 12:40
Dejona Mihali

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se sot gjatë ditës ka intervistuar zyrtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Prokuroria njofton se Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.

“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është parë sot duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

 Mihali u intervistua për dy raste që kanë të bëjnë me korrupsion.

Dejona Mihali mban pozitën si “Koordinatore e Komiteteve”, në LVV, që nga viti 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat