Intervistimi i Dejona Mihalit, Kukaj e AAK-së: Kjo tregon rrënimin e moralit politik të VV-së

Aktuale

Intervistimi i Dejona Mihalit, Kukaj e AAK-së: Kjo tregon rrënimin e moralit politik të VV-së

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 12:47
Diellza Kukaj dhe Ramush Haradinaj

Kryetarja e Aleancës së Gruas në AAK, Diellza Kukaj, ka vlerësuar se V-ja ka dështuar të çrrënjosë korrupsionin nga radhët e veta.

Duke e komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, ajo ka thënë se tregon rrënimin e moralit politik të kësaj partie.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Mihali ka çka i jep prokurorisë.

“VV dështoi të çrrënjosë korrupsionin nga radhët e veta! Intervistimi i një prej figurave më të fuqishme brenda Lëvizjes Vetëvendosje, për dy raste të korrupsionit të nivelit të lartë, tregon rrënimin e moralit politik të kësaj partie. Dejona, e njohur për pushtetin e saj të pakufizuar brenda partisë, grupin parlamentar dhe Ministrat, duhet t’i jep Prokurorisë shumë përgjigje për aferat korruptive që përfshijnë zyrtarë të lartë të KEK-ut dhe Ibër Lepenc. Kjo situatë ngre një shqetësim serioz për Kosovën: Si është e mundur që një person të ketë kaq shumë kontroll brenda pushtetit? Populli i Kosovës meriton tjetër qeveri dhe këtë jam e bindur se do ta arrijmë së bashku më 9 shkurt”, ka shkruar Kukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat