Djali i heroit Sali Çekaj i bashkohet LDK-së, do të jetë kandidat për deputet nga mërgata

Aktuale

Djali i heroit Sali Çekaj i bashkohet LDK-së, do të jetë kandidat për deputet nga mërgata

Nga: M.L. Më: 20 shtator 2024 Në ora: 13:09
Foto nga vendngjarja

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka njoftuar se nga sot kësaj partie i është bashkuar Hysen Çekaj, djali i heroit të kombit, Sali Çekaj.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Hysen Çekaj do të jetë kandidat i LDK-së për deputet nga diaspora.

“Hysen Sali Çekaj, mirë se vjen!

I biri i heroit Sali Çekaj, Hyseni, na u bashkua në rrugëtimin tonë të djathtë. Atë, Valentinën e djalin e tyre Saliun - që mbante me krenari emrin e heroit - i pritëm në LDK së bashku me bashkëluftëtarë të babës së tij, tani bashkëveprimtarë të tij politik.

Hysen Çekajn do ta propozoj si kandidat tonin për deputet nga mërgata, përkatësisht nga dega jonë në Gjermani.

Si kandidat i mërgatës, ai vazhdon rrugëtimin politik e ideologjik të prindit të tij, heroit Sali Çekaj, në shtëpinë e vetme rugoviste e të demokracisë”, ka thënë Abdixhiku me tjerash.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat