Halimi: Policia e Kosovës i ka treguar Serbisë që nuk mund të bëjnë siç kanë bërë në vitet e ’90-ta

Aktuale

Halimi: Policia e Kosovës i ka treguar Serbisë që nuk mund të bëjnë siç kanë bërë në vitet e ’90-ta

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 13:11
Jeton Halimi

Manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga 23 deri më 26 shtator, për arsye sigurie.

Mbyllja përkon me përkujtimin e një vjetorit të sulmit terrorist të ndodhur më 24 shtator të vitit të kaluar, kur një grup i armatosur, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq, vrau rreshterin Afrim Bunjaku.

Eksperti i Sigurisë, Jeton Halimi i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, thotë se nuk beson që do ketë përsëritje të një sulmi të tillë terrorist si të vitit të kaluar.

“Shpresojmë që nuk do të ketë përseritje si rasti i Banjskës si vitin e kaluar, pushteti në serbi mundohet të kthejë çdo gjë në përfitim, ato janë politika të shekullit 19, një pjesë e madhe e serbëve e kanë kuptuar se çfarë politike bënë Vuçiqi,” ka thënë Halimi.

Halimi thotë se Policia e Kosovës deri më tani e ka bërë punën e duhur.

“Policia jonë iu ka treguar kriminelëve dhe serbisë që nuk mund të bëjnë më siç kanë bërë në vitet e ’90-ta, “ tha Halimi.

Teksa shton se situata në veri të Mitrovicës tanimë duket më stabile.

“Mendoj që Kosova duhet të koordinohet me miqtë aleatë dhe të mos marrë hapa të ngutshëm, situata është më e qetë dhe mendoj se nuk do të përsëritet si në vitin e kaluar, shpresoj që strukturat nuk do lejojnë një përsëritje si vitin e kaluar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat