Një person me inicialet F.Z i moshës 40 vjeç ka ndërruar jetë pasi u plagos në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicë, ndërsa i dyshuari ende është në arrati.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës jugore, Avni Zahiti ka thënë se hetuesit janë duke punuar në identifikimin e të dyshuarit për të vrasje.
“Hetuesit janë duke punuar në identifikimin e personit të dyshuar për vrasjen në Mitrovicë, por ende nuk ka diçka në atë drejtim”, ka thënë Zahiti.
Ndryshe, gjatë orëve të paradites një person i moshës 40 vjeçare me inicialet F.Z u plagos rëndë në Mitrovicë, ndërsa më pas ndërroi jetë në QKUK.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni ka thënë se prokuroria është duke u marr me rastin.
“Prokurori ka dal në vendngjarje, si pasojë e të shtënave ka mbet i plagosur rëndë një person. Prokurori ka hap rast dhe e ka cilësuar si ‘Vrasje e rëndë në tentativë’”, ishte shprehur Preteni.