Dejona Mihali pasi doli nga Prokuroria Speciale: Kam ardhur për të ndihmuar prokurorinë në zbardhjen e së vërtetës

Aktuale

Dejona Mihali pasi doli nga Prokuroria Speciale: Kam ardhur për të ndihmuar prokurorinë në zbardhjen e së vërtetës

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua sot në Prokurorinë Speciale.

Para pak çastesh ajo doli nga prokuroria, raporton T7.

“Po për të ndihmuar prokurorin në zbardhjen e së vërtetës”, iu tha ajo shkurt gazetarëve.

Prokuroria me herët ka thënë se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka bërë të ditur më shumë detaje

“Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka thënë PSRK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat