Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale të Koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihajli, duke thënë se tashmë është e qartë se figurat më të larta të VV-së janë më të korruptuarit në Kosovë.
Mustafa tha se intervistimi i sotëm i “dirigjentes së LVV-së”, Dejona Mihali po shqyen fijet e fundit të propagandës se ata erdhën në pushtet kinse për të luftuar korrupsion.
“Tashmë është e qartë që figurat më të larta të LVV-së, qofshin ato publike apo ato prapa skenës, janë dhe më të korruptuarat në Kosovë! Intervistimi sot i dirigjentes së LVV-së, Dejona Mihalit nga organet e rendit dhe ligjit po shqyen fijet e fundit të propagandës dhe mashtrimit të atyre që erdhën në pushtet kinse për të luftuar korrupsionin.
Lufta e tyre tanimë është e qartë: është radha e tyre për të vjedhur, për t’ju dhënë dostave tenderë njëburimorë, për të blerë energji elektrike përmes bashkëpunëtorëve të Serbisë”, tha Mustafa.