Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropian

Aktuale

Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropian

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 18:03
Liburn Aliu

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës synon të zhvillojë rrjetin e saj hekurudhor dhe ta lidh atë me rrjetin më të gjerë evropian.

Aliu këto komente i bëri gjatë një takimi jo formal me ministrat të transportit të BE-së të organizuar nga presidenca hungareze e Këshillit të BE -së në Budapest, ku përveç ministrave të transportit nga BE, në takim pjesëmarrës ishin edhe ministrat e vendeve nga Ballkani Perëndimor, Moldavia dhe Gjeorgjia, si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizatave transportuese.

Ai ka theksuar se me zhvillimin e rrjetin do të përmirësojë lidhjen e Kosovës dhe do të ofrojë mundësi për rritje tregtare dhe ekonomike, përveç kësaj, përmirësimi i hekurudhave do të kontribuojë edhe në përmirësimin e sigurisë rrugore, qëndrueshmërisë dhe aspektin mjedisor.

“Gjatë sesioneve u bisedua për prioritetet, si faktor kyç në integrimin ekonomik dhe përmirësimin e konkurrencës në sektorin e transportit të BE-së, përmirësimin e lidhjes mes BE-së dhe vendeve fqinje, transportin i gjelbër dhe digjitalizimin e transportit, me fokus të veçantë edhe në sektorin hekurudhor për masat dhe strategjitë e nevojshme”, ka shkruar Aliu në rrjetin social në “Facebook’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat