Mustafa: Kosova jashtë CEFTA-s, do të ishte rrezik për ekonominë e Kosovës

Aktuale

Mustafa: Kosova jashtë CEFTA-s, do të ishte rrezik për ekonominë e Kosovës

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 18:09
Arben Mustafa

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa deklaroi se rreziku që Kosova të jetë jashtë marrëveshjes së CEFTA-s, paraqet rrezik të madh për ekonominë e Kosovës, që sipas tij do të goditet standardi i jetës, perspektiva e zhvillimit, kostoja jetesës dhe ambienti investiv.

Ai tha Kosova vazhdon të jetë nën sanksione të Bashkimit Evropian gjë që paraqet një moment tepër të rëndë nëpër të cilin po kalon Kosova

“Fakti që Kosova është nën sanksione paraqet një gjendje shumë të pafavorshme për ekonomin e Kosovës, qoftë për nga sinjali që Kosova jep sa i përket prospekteve për integrim në Bashkimin Evropian, qoftë nga aspekti financiar duke pasur parasysh se Kosova po humb qindra miliona euro projekte të BE-së për faktin që qeveria e ka vënë vendin nën sanksione të BE-së”, tha Mustafa në “Info Plus”, në RTK.

Sipas tij, politikat aktuale të kësaj qeverie që po e mbajnë vendin të izoluar dhe po rrezikojnë edhe izolim të mëtejshëm ekonomik përmes procesit të Berlinit.

“Ne nuk kemi ndonjë shpresë që qeveria do t’i thith mjetet e Bashkimit Evropian. Kosova çdo ditë po humb nga mungesa e aftësisë për të tërhequr mjete të cilat janë ndarë për Kosovën”, theksoi ai. Sipas tij, izolimi ekonomik është shkatërrues për vendin.

Ai shtoi se Kosova po e humb edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar dhe se nuk është bërë asnjë hap konkret në forcimin e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat