Presidentja Vjosa Osmani është pritur nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point!
“Jashtëzakonisht e nderuar me pritjen madhështore nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point!”, shkroi Osmani.
Ajo ka udhëtuar për në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara tha se do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.
Detaje tjera nuk u japen nga kjo pritje.