Ujkani: Veprimet e BE-së ndaj Kosovës janë më shumë politike

Aktuale

Ujkani: Veprimet e BE-së ndaj Kosovës janë më shumë politike

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 19:20
Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani

Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani thotë se veprimet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë qenë më shumë politike.

I ftuar në emisionin “Ditari”, Ujkani tha se Kosova duhet të ketë një koordinim më të mirë me vendet e BE-së, derisa ai pret që BE-ja të jetë më feksibile në këtë drejtim.

“ Veprimet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës ka qenë më shumë politike, por që tani është në dorën ë tyre që të sillën në këtë mënyrë të kushtëzojnë në këtë mënyrë. Sikur të ishte kushtëzimi i marrëveshjes së Brukselit që është me implementimin e Ohrit, atëherë do të ishte ndoshta në rregull por do të duhej të aplikohej për të dyja vendet jo vetëm për Kosovën. Ne duhet të kemi një koordinim më të mirë me vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet perëndimore në përgjithësi për t`i eliminuar këto pengesa politike, rrjedhimisht në këtë drejtim duhet të jetë fokusi edhe i institucioneve tona, por unë pres që edhe BE-ja të jetë më feksibile në këtë drejtim”, deklaroi Ujkani.

Tutje, ai tha se instrumentet financiare që i ofrohen Ballkanit Perëndimor është që të krijojnë stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe përmbushje të standardit të BE-së.

“Instrumentet financiare që i ofrohen Ballkanit Perëndimor kanë për qëllim që në rend të parë të krijojnë stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe përmbushje të standardit të Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim është e palogjikshme të pritet dhe të investohet në një vend ku kemi potencialisht probleme në këto dy vende Kosovë – Serbi ku janë ende të pazgjidhura, ajo çka për mua është shqetësuese është se për BE-në ka një marrëveshje, te Bashkimi Evropian, te ShBA-ja tek të gjithë partnerët tjerë të cilët janë të ivolvum”, thotë Ujkani.

Ndryshe, Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor i është kërkuar një agjendë reformative e politikave të ekonomisë si parakusht për Planin e Rritjes.

Por, sipas Ujkanit, Kosova në këtë drejtim nuk qëndron keq.

“Si shoqatë dhe si Këshill i investitorëve të huaj, në bazë informatës që i kemi pasur në këtë drejtim nuk qëndrojmë keq. Jam shumë optimist që nuk do jemi peng dhe nuk do të sanksionohemi tutje, tashmë veçse i kemi disa sanksione por nuk e besoj që do të ketë nevojë për sanksionet e tjera”, ka theksuar Ujkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat