Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me me armë zjarri.
Sinjali mësoi sot gjatë ditës se viktima është 40-vjeçari, Florim Zeqiri, cili është nuk i mbijetoi plagëve nga arma e zjarrit dhe vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërkaq, Sinjali mëson se personi i dyshuari për vrasjen e 40-vjeçarit ende është në arrati dhe se Policia e Kosovës po punon me intensitet të lartë për kapjen e tij.
Nga Policia thuhet se rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje.