​Vizita në SHBA, Osmani merr pjesë në akademinë ushtarake West Point

Aktuale

​Vizita në SHBA, Osmani merr pjesë në akademinë ushtarake West Point

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 19:51
Ilustrim

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë në një pritje të organizuar në West Point.

Ajo në një postim në Facebook është shprehur e nderuar me pritjen madhështore nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point.

Osmani ka udhëtuar të enjten në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ku do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

Në agjendën e presidentes janë takime me homologët e saj, diskutime të organizuara nga shtetet aleate, si dhe aktivitete të përbashkëta me mërgatën shqiptare në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat