Vjen një këshillë për Abdixhikun, lidhet me veriun e Kosovës – i përmendet edhe Haxhiu e Rama

Aktuale

Vjen një këshillë për Abdixhikun, lidhet me veriun e Kosovës – i përmendet edhe Haxhiu e Rama

Nga: A.M. Më: 20 shtator 2024 Në ora: 21:13

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritkuar ditë më parë Lëvizjen Vetëvendosje në lidhje me një video që kishte publikuar partia e kryeministrit, duke thënë “Me tu vra Afrim Bunjaku e ti me bo filma me video”.

E ndaj kësaj deklarate të Bajramit ka reaguar profesori Enver Bytyçi, duke i thënë këshillë kryetarit të LDK-së, Lumir Abdhixikut, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Një këshillë për Lumirin:

Nëse hyni në fushatë elektorale me diskursin e Baton Haxhiut dhe Edi Ramës për veriun e Kosovës, do të dilni me këpucë të kuqe e atletet e Rama-Vuçiq-Thaçi-Haxhiut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat