“CIA e shqetësuar për Rusinë në Ballkan”, eksperti: Mesazhi që dha me vizitën e tij

Aktuale

“CIA e shqetësuar për Rusinë në Ballkan”, eksperti: Mesazhi që dha me vizitën e tij

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 23:06
William J Burns

Eksperti i ndërhyrjes ruse, Lutfi Billali ishte këtë të premte i ftuar në emisionin “Balkan Talks” ku tha se interesi i fuqive ruso-aziatike është krijimi i një rendi të ri botëror.

Ai tha gjithashtu se shefi i CIA-s dha një mesazh shumë të qartë me vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor, ku vizitoi Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën. Sipas tij shefi i CIA-s dha mesazhin e ruajtjes së stabilitetit dhe largimin nga influenca ruse.

“Interesat të të gjitha fuqive sidomos të forcave ruso-aziatike, sidomos Kinës, janë për krijimin e një rendi të ri botëror. Ardhja e shefit të CIA-s në Bosnjë, Serbi dhe në Kosovë, 2 ditë nuk janë pak që shefi i agjenturës më të madhe në botë të rri në Kosovë.

Mesazhi ka qenë të ruhet stabiliteti dhe të largohet ndikimi dhe influenca ruse në Serbi dhe në entitetin serb në Bosnjë e Hercegovinë. Dodik ka tërhequr deklaratat se nuk ka qenë asnjëherë për sesension”,-tha Billali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat