Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin Potok, KFOR publikon pamje

Aktuale

Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin Potok, KFOR publikon pamje

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 07:39
Ushtarët letonezë

Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it kanë kryer sot patrullë në Zubin Potok.

KFOR në llogarinë në rrjetin social Facebook, ka publikuar pamje.

Në fund, është përsëritur mesazhi:

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat