Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përcaktuar deri tani 80 për qind të listës së kandidatëve për deputetët.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Muharrem Nitaj.
Këtë listë ai dje e ka prezantuar në mbledhje të Kryesisë së AAK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pjesë e kësaj liste do të jenë kryetarët e komunave të udhëhequra nga AAK-ja.