Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se qytetarët e Kosovës do ta ndëshkojnë Lëvizjen Vetëvendosje më 9 shkurt të vitit 2025.
Tahiri ka thënë se vota ndëshkuese do të jetë ndaj qeverisjes më të dobët zhvillimore dhe ndaj qeverisjes që i ka bërë dëme menaxhimit të brendshëm.
“E thamë me përgjegjësi të plotë, 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët zhvillimore, qeverisjes që i ka bë më së shumti dëme menaxhimit të brendshëm dhe një qeverie që na ka pru në stadin me të ulët me ata që na kanë ndihmuar me u çlirua, me shpallë pavarësinë e Kosovës dhe njohjen”, ka thënë Tahiri Tëvë1.
Tutje Tahiri ka thënë se AAK-ja kurrë në historinë e vet nuk ka qenë më e fortë se në këto zgjedhje.
“AAK kurrë në historinë e vet nuk ka qenë më e fortë se në këto zgjedhje. Me koalicionin që e ka me qeverisjen lokale në pesë komunat që e ka dhe me pozicionimin shumë të saktë të udhëheqësit tonë. Rezultati zgjedhor do të jetë befasi, AAK do të ketë rezultatin më të mirë”, tha Tahiri.