Pozhari befason me deklaratën pas intervistimit të Mihalit: Kohërat kanë ndryshuar!

Aktuale

Pozhari befason me deklaratën pas intervistimit të Mihalit: Kohërat kanë ndryshuar!

Nga: A.Zh Më: 21 shtator 2024 Në ora: 09:34
Xhevdet Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas intervistimit të koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Ai ka thënë se po e shijon “frikën” e burrave kundër Mihalit, përcjell Bota sot.

Sipas Pozharit, frika e atyre që reaguan për intervistimin e Mihalit, është një përpjekje e dëshpëruar që të vazhdojnë t’i reduktojnë gratë në rolin e “amvises”.

“Thënë të drejtën, po e shijoj këtë frikë të gjithë këtyre burrave kundrejt një gruaje, Dejona Mihali.

Dikur burrat me pushtet i trajtonim me përbuzje gratë në politikë. Ishin lehtë të godtishme në një shoqëri maskiliste. Nëse dështonin krejt përpjekjet për t'i eleminuar si konkurrente, nuk ngurronin të lëshonin goditje nën brez, "morali".

Sot, kohërat kanë ndryshuar. Veçanërisht pasi që gratë në Vetëvendosje dëshmuan se nuk iu duhet kuota gjinore për t'i siguruar ulëset në Parlament. Burrat filluan t'i luftojnë. Frika e tyre është se ato janë më punëtore, më të ndërgjegjshme, më të përkushtuara, më të afta. Prandaj, përpjekja e dëshpëruar ishte që të vazhdojnë t'i reduktojnë në rolin e "amvises".

Kjo ma ndërmend atë thënien "në fillim të injorojnë (përbuzin), më pas të luftojnë dhe në fund ti (ato) fitojnë.

I lumtur që po jetoj në një vend ku burrat kanë filluar t'i frikësohen fuqisë së një gruaje. Qoftë ajo frikë edhe imagjinare”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Mihali u intervistua dje në Prokurorinë Speciale.

“(U intervistova) Për të ndihmuar Prokurorinë në zbardhjen e së vërtetës”, iu tha ajo shkurt gazetarëve.

Prokuroria njoftoi se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka bërë të ditur më shumë detaje.

“Prokuroria Speciale informon se Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, kishte thënë PSRK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat