Pas intervistimit të Dejona Mihalit, reagon Bajqinovci: Kjo përqindje e paska shqetësuar fort opozitën

Aktuale

Pas intervistimit të Dejona Mihalit, reagon Bajqinovci: Kjo përqindje e paska shqetësuar fort opozitën

Nga: A.SH Më: 21 shtator 2024 Në ora: 09:55
Mefail Bajqinovci

Dejona Mihali nga Lëvizja Vetëvendosje, të premten për disa orë është intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Pas intervistimit, Dejona Mihali në një përgjigje të shkurt për media ka thënë se është intervistuar për zbardhjen e së vërtetës.

“Jam intervistuar për zbardhjen e së vërtetës…”, tha ajo.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se koalicionin prokurori-portale online pas sondazhdit të fundit, opozita e filloi parafushatën.

“49%-ëshi (pa diasporën) i paska shqetësuar fortë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Vetëm 1-2 ditë pas rezultateve të sondazheve të fundit, koalicionin prokurori-portale online (disa prej tyre)-analistë “të pavarur”-opozita e filloi parafushtën.

Prokuroria e fton Dejona Mihalin; portalet online (jo të gjitha) e presin me kamerë para hyrjes së prokurorisë; raportojnë me burime brenda prokurorisë; analistat “e pavarur” statuset gati; opozita në sulm.

49%-ëshi (pa diasporën) i paska shqetësuar fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat