Nis trajnimi për noterët e rinj

Aktuale

Nis trajnimi për noterët e rinj

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 11:57
Albulena Haxhiu

Sot [e shtunë] kanë filluar trajnimet për noterët e rinj të vendit tonë. E për nisjen e tyre ka shkruar e para e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se me “përkushtimin e noterëve dhe mbështetjen e vazhdueshme institucionale do të jemi në gjendje për ndërtimin e një sistemi noterial të besueshëm”.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se ndërtimi i sistemit noterial reflekton vlerat demokratike dhe të drejtësisë sociale.

Haxhiu iu ka uruar suksese pjesëmarrësve në fjalën e saj hyrëse.

“Sot kanë filluar trajnimet për noterët e rinj, në fjalën time hyrëse, iu urova suksese të gjithëve dhe theksova se me përkushtimin e tyre dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme institucionale, do të jemi në gjendje të ndërtojmë një sistem noterial jo vetëm të besueshëm, por edhe që reflekton vlerat tona demokratike dhe të drejtësisë sociale”, ka shkruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat