Publicisti Mailim Nela ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ndikimin ‘e madh” të Dejona Mihalut në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se ndikimi i saj në Vetëvendosje dhe të Albin Kurti ngjason me fuqinë e Miladin Popoviçit te Enver Hoxha!
Sipas tij, punët, problemet dhe intesat e Kosovës i njohin dhe i mbrojnë më së miri shqiptarët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Më shqetëson dhe nuk më pëlqen aspak pushteti dhe ndikimi i Dejona Mihalit në lëvizjen Vetëvendosje!
Influenca tek ajo lëvizje dhe ndikimi i saj tek Albin Kurti me rezonon me fuqinë e Miladin Popoviçit tek Enver Hoxha!
Ndikimin dhe influencën e një celule thellësisht majtiste nga Shqipëria Londineze e kam parë gjithmonë me shumë shqetësim dhe nuk kam besuar kurrë se ata janë aty për punë të mira.
Punët dhe interesat e Kosovës i njohin dhe mbrojmë më së miri shqiptarët e Kosovës!