“Më shqetëson...”/ Publicisti shqiptar me kritika të ashpra për ndikimin e Dejona Mihalit në Vetëvendosje - ja me çka e krahason!

Aktuale

“Më shqetëson...”/ Publicisti shqiptar me kritika të ashpra për ndikimin e Dejona Mihalit në Vetëvendosje - ja me çka e krahason!

Nga: A.SH Më: 21 shtator 2024 Në ora: 15:19
Dejona Mihali

Publicisti Mailim Nela ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ndikimin ‘e madh” të Dejona Mihalut në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se ndikimi i saj në Vetëvendosje dhe të Albin Kurti ngjason me fuqinë e Miladin Popoviçit te Enver Hoxha!

Sipas tij, punët, problemet dhe intesat e Kosovës i njohin dhe i mbrojnë më së miri shqiptarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Më shqetëson dhe nuk më pëlqen aspak pushteti dhe ndikimi i Dejona Mihalit në lëvizjen Vetëvendosje!

Influenca tek ajo lëvizje dhe ndikimi i saj tek Albin Kurti me rezonon me fuqinë e Miladin Popoviçit tek Enver Hoxha!

Ndikimin dhe influencën e një celule thellësisht majtiste nga Shqipëria Londineze e kam parë gjithmonë me shumë shqetësim dhe nuk kam besuar kurrë se ata janë aty për punë të mira.

Punët dhe interesat e Kosovës i njohin dhe mbrojmë më së miri shqiptarët e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat