Tahiri: Antiamerikanët është dashur ta marrin vrapin për në opozitë, jo për në SHBA

Aktuale

Tahiri: Antiamerikanët është dashur ta marrin vrapin për në opozitë, jo për në SHBA

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 15:48
Edita Tahiri

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që dje janë nisur për në ShBA.

Ajo ka pyetur se çfarë u ka ndodhur liderëve institucionalë që me vrap shkuan në ShBA.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se pas prishjeve se raporteve me Amerikën ata është dashur të vrapojnë për në opozitar.

“Çfarë i ndododhi udhëheqjes tonë antiamerikane që kanë marrë vrap në Amerikë - tash kur i prishën marrëdhëniet me ta, mirë është ta marrin vrapin në opozitë që të ndalet dështimi i Kosovës..”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat