“Si një Vuçiq i vogël”, Bytyçi ‘shpërthen’ ndaj Molliqajt dhe protestës në veri – ka këto fjalë!

Aktuale

“Si një Vuçiq i vogël”, Bytyçi ‘shpërthen’ ndaj Molliqajt dhe protestës në veri – ka këto fjalë!

Nga: A.M. Më: 21 shtator 2024 Në ora: 17:24
Dardan Molliqaj

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar ashpër veprimet e qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurti, gjatë një aksioni simbolik që u mbajt ditë më parë afër urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

Aktivistët e PSD-së shpalosën një baner përmes të cilit kanë elaboruar se rruga sipas së cilës është duke udhëhequr vendin Albin Kurti, çon në autonomi ose në izolim.

Ndaj kësaj proteste të PSD-së, ka reaguar profesori Enver Bytyçi.

Ai në një postim në Facebook kritikoi ashpër Dardan Molliqajn, derisa tha se ishte trishtim i madh ta shihje derisa protestonte kundër Kurtit.

“Pak njerëz, me siguri të paguar, e shoqëronin te ura Dardan Molliqajn. M'u duk si ajo protesta e atij shefit serb të një OJQ-je në veri. Si nga diskursi, si nga forma, si nga përmbajtja. Dardani m'u duk edhe si një Vuçiq i vogël. Ndërsa nuk nguron të thotë hapur në publik se "Jam për ndarjen e Kosovës", e paska kap meraku se "Albini po e çon veriun drejt autonomisë"!

Hipokrit klasik dhe i pështirë!” – shkroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pashë në video se si Dardan Molliqaj protestoi te Ura e Ibrit! Nisa ta shikoj atë video me idenë se Dardani qenka kthyer në binarë e po protestonte kundër Serbisë e Aleksandër Vuçiq. E pakta, thashë, do të jetë duke protestuar kundër pranisë së ushtarëve italianë të KFOR-it tek kjo urë.

Por jo! Ai po protestonte kundër Albin Kurtit. Sikur Ura e Ibrit të ishte Ura e Kurtit! Pra, pronë e familjes së kryeministrit të Kosovës. Trishtim i madh! Tha se "Kurti dëshiron t'u japë autonomi serbëve në katër komunat e veriut dhe po e përdor urën për këtë qëllim"! Prej kohësh shoh e lexoj se si kundërshtarët e Albin Kurtit flasin "me komptenencë" për "qëllimet e këqija" të Albin Kurtit. Dhe nuk thonë asnjë fjalë për aksionet dhe veprimet e tij politike për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri të saj.

Pak njerëz, me siguri të paguar, e shoqëronin te ura Dardan Molliqajn. M'u duk si ajo protesta e atij shefit serb të një OJQ-je në veri. Si nga diskursi, si nga forma, si nga përmbajtja. Dardani m'u duk edhe si një Vuçiq i vogël. Ndërsa nuk nguron të thotë hapur në publik se "Jam për ndarjen e Kosovës", e paska kap meraku se "Albini po e çon veriun drejt autonomisë"!

Hipokrit klasik dhe i pështirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat