Përveç sfidave të tjera, zjarrfikësit e Kosovës me dekata pa status juridik

Aktuale

Përveç sfidave të tjera, zjarrfikësit e Kosovës me dekata pa status juridik

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Ani pse është premtuar me vite se do të rregullohet çështja e statusit juridik të zjarrfikësve, siç duket edhe ky vit do të jetë po i njejti për ta.

Zjarrfikësit pagat e tyre i marrin nga ana e komunave, por që me menaxhim janë nën Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.

E për këtë kërkesë të kahmotshme, Muharrem Beka nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës në një prononcim dhënë, shprehet se çështja e statusit juridik është mjaft problematike.

Beka deklaron se pagat e zjarrfikësve plasohen nga komunat se ku jetojnë ata.

E këto probleme zjarrfikësit nuk po e kanë idenë se ku t’i adresojnë, pasi që sipas kryetarit, Muharrem Beka, ata vetëm po i neglizhojnë kërkesat e tyre, duke ndikuar tek zjarrfikësit.

“Gjitha problemet që adresohen në ministri, përshembull ata po i kthejnë thotë janë kompetenca të komunës, komuna thotë nuk kemi buxhet e është obligim i ministrisë. E, kjo krejt është në dëm të zjarrfikësve dhe rezulton në shkelje të drejtave sepse me të vërtet zjarrfikësat nuk kompenzohen, si dhe ende nuk kompenzohen për ndrrime të natës, për festa, dhe jashtë orarit”, u shpreh Beka.

Ai shton, se të gjitha problemet që i hasin zjarrfikësit ndikojnë në shëndetin dhe në koston e jetës së tyre.

Beka thotë se një pagë prej 350 euro është e vështirë për me jetu.

E, për këtë edhe njohësi i emergjencave njëherëshit edhe Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore dhe Politika dhe Sociale (SPRC), Tahir Ahmeti kërkon që të bëhet një zgjidhje e menjëhershme rreth statusit juridik që do të ishte e rëndësishme që t’a dijnë adresën e tyre adekuate.

Zgjedhja e këtij statusi duhet të bëhet një herë e përgjithmonë që, këta zjarrfikës të dinë ku e kanë adresën e saktë, pra qoftë kërkesat e tyre ku ti adresojnë, qoftë gjëra të tjera. Kjo nuk do të thotë që çështja e zjarrfikësve do të rregullohet me zgjidhjen e statusit juridik, mirëpo që është e rëndësishme që edhe ata të dinë një adresë”, tha Ahmeti për blic.

Sipas ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, në Kosovë një zjarrfikës i mbulon 1.500 banorë në vend, e në këtë rast sipas Ahmetit, një zjarrfikës e kalon limitin e mbulimit të rasteve dhe duhet të shtohet numri i tyre.

Ajo se ç’ka cekë njohësi i emergjencave, mungesë e kërkim shpëtimit është edhe një helikopter që do t’i dilte krah këtyne dikastereve.

“Institucionet e Kosovës përveç institucioneve emergjente edhe Ministria e Mbrojtjes edhe Minstria e Punëve të Brendshme mund të shfrytëzonin një helikopter apo dy do të ndihmonin këto dikastere që të krynin punën e tyre më mirë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat