Detyrat i patën të ndryshme, por misionin e njëjtë.
Ndonëse liderit të grupit, nuk ia kalojnë dot menjëherë, pas Milan Radoiciqit zënë vend tre anëtarët e tij të grupit terrorist që u arrestuan më 24 shtator të vitit te kaluar.
Blagoje Spasoveçiq, Vladimi Toliq dhe Dushan Maksimoviq, erdhën bashkë me më shumë se 50 serbë të tjerë në Banjskë të Zveçanit, për ta marrë veriun e Kosovës e të ia bashkojnë Serbisë.
Për këtë sulm që ia bënë rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës e edhe veprën terroriste, këta planifikohet të dalin para trupit gjykues 1 vjet e 1 ditë pasi dyshohet se e bënë atë.
Në seancën e 25 shtatorit nuk dihet nëse do të flas, por kur ishte arrestuar si një i armatosur me AK-47, pushkë automatike, zollë në skaj të rrugës i plagosur, Vladimir Toliq ishte mbrojtur në heshtje.
Megjithatë, një dëshmi që iu gjet këtij nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë del se pikërisht ky i gjuajti zyrtarët policor.
Toliq, para se ta kapte armen, punë të madhe dyshohet se bëri edhe në një detyrën që e kishte për të përpiluar raporte dhe pastaj ato ti ndante me bashkëbiseduesit përmes aplikacioneve online, për tu treguar se ku janë vendosur barrikada kundër policëve të Kosovës.
Derisa, me kësi pune nuk ishte ngarkuar hiç Blagoje Spasojeviqit, pasi AK47 që e kishte në krah, me rafalle të gatshme për shkrepje me fishek në tytë, bashkë me pesë karikatorët rezervë sikur i mjaftonin.
Përveç që doli që aktivisht luftoi kundër Policisë së Kosovës emri i Blagoje Spasojeviqit, u gjet i shkruar edhe në grupin e tretë me numër rendor 4 të strukturës së grupit.
Këtyre, Spasojeviq nuk iu nda as në hotel, derisa në dëshminë e tij në polici nuk kishte nguruar të tregonte identitetin e secilit prej tyre e edhe prej sa kohe i njihte e çfarë pune bënin këta.
Ndonëse gjuajtën me snajper, sikur nuk e kishte problem në sulmin e Banjskës, Dushan Maksimoviq e kishin caktuar si shpëtimtarin e grupit.
Për ti shpëtuar më lehtë policisë punëtor i hotelit “Rajska Banja” që ishte pjesëmarrës me maskë në sulmet kundër forcave të KFOR-it e policisë, kishte deklaruar që Radoiçiqin nuk e njeh veç e ka pa në televizor.
Kjo doli të ishte rren, pasi pikërisht foton e shefit të tij Milan Radoiçiq iu gjet në telefon ashtu si edhe fotografitë gjatë krijimit të istikameve.
Ky i pranoi prokurorit se kishte xhiruar me telefon pikërisht momentin e sulmit ndaj policisë, derisa videot e tjera të lëvizjeve të policisë tha që si kujtohet kur i bëri.