Rugova lavdërohet në prag-ditëlindjen e 80-të

Aktuale

Rugova lavdërohet në prag-ditëlindjen e 80-të

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Dyert për nxënës i hapi 119 vjet më parë.

Por kësisoj i pati edhe këtë të shtunë, jo me mësuesin Dom Mikel.

E pikërisht ky i fundit që ishte edhe mësimdhënësi i parë në shkollën e parë shqipe tashmë muze këtu në Stubëll të Vitisë e bë shkak që politikanë, shkrimtarë e qytetarë të vijnë këtu, për ndër të manifestimit “Takimet e Dom Mikelit” që organizohet tash e 35 vite, në nderim të shkollës e mësuesit.

E veç këtyre sot u nderua edhe presidenti Ibrahim Rugova që në nderë të  80 vjetorit të lindjes së tij, u bë  kryetema e manifestimit. Për këtë lider pati fjalë të mëdha pasardhësi i tij.

Ish-presidenti Fatmir Sjediu, e cilësoi Rugovën si intelektual kritik, tolerant dhe paqësor, që sipas tij, idetë e veta arriti t’i mbillte jo vetëm tek populli.

Ndërsa, politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti, ende e mban mend kur Rugova i kishte bërë zgjidhje për bartjen e studentëve nga Shkupi për në Prishtinë.

Kjo ngjarje u organizua nga Komuna e Vitisë në bashkëpunim me këshillin organizativ të Stubllës dhe Ministrisë së Kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat